Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën janë vjedhur para të konsiderueshme dhe stoli ari në Teqenë e Madhe në Gjakovë.
Pas kësaj ka ardhur një reagim nga Teqja e Madhe ku kanë përcjellë indinjatën e thellë për aktin e grabitjes.
Teksa kanë ftuar organet e rendit dhe drejtësisë ta kryejnë punën e vetë dhe ta zbardhin në plotni këtë rast
“Teqja e Madhe e Gjakovës përcjellë indinjatën e thellë për aktin vandal e makabër të grabitjes në Teqe. Shuma e parave dhe gjërave tjera me vlerë, e grabitur në Teqe, ka qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut të Teqesë së Madhe, familjes Shehu dhe besimtarëve, me qëllim të investimit në rindërtimin përfundimtar të objektit të Teqesë së Madhe në Marash-Hisar të Prizrenit. Shpresojmë që shumë shpejt organet e rendit dhe drejtësisë ta kryejnë punën e vetë dhe ta zbardhin në plotni këtë rast”, thuhet në reagim.