Çitaku akuzon Qeverinë Kurti: S’kanë ide konkrete se si ndihmohet qytetari

Aktuale

Çitaku akuzon Qeverinë Kurti: S’kanë ide konkrete se si ndihmohet qytetari

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:07
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar Qeverinë Kurti për performancë të dobët.

Sipas saj, Qeveria ka mungesë ambicjeje dhe guximi për të marrë vendime.

Postimi i plotë i Çitakut:

Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.

Sillen si administratorë të dobët të taksave tona.

Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet.

Pa investime kapitale.

Pa vizion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat