Ky është vendimi i fundit që Specialja merr për gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Ky është vendimi i fundit që Specialja merr për gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:24
Ish-krerë e UÇK-së

Gjykata Speciale ka shtyrë për një javë gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Kështu është bërë e ditur nga vetë Specialja me anë të një njoftimi të lëshuar në uebfaqen zyrtare të tyre.

Seanca e caktuar për nesër, sipas gjykatës, është anuluar.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 7-të të ZPS-së, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është shtyrë për një javë dhe do të rifillojë të hënën, më 12 qershor, në ora 09:00. Seanca, e caktuar për nesër (24 maj), anulohet”, thuhet në njoftim.

Dëshmitari i shtatë ka filluar dëshminë e tij në seancën e së martës, e cila dëshmi pritet të zgjat rreth 7 orë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat