Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka folur rreth takimit që pati me senatorët amerikan, Chris Murphy dhe Gary Peters, që vizituan Kosovën gjatë së hënës.
Krasniqi u shpreh i kënaqur nga vizita e tyre.
“Është qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse nga dy miq të Kosovës, të cilët vazhdojnë ta ndihmojnë vendin tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.
Dy senatorët të hënën paten edhe takime me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Tema kryesore e takimit ishte dialogu Kosovë –Serbi.