Osman Musliu ka deklaruar se ai dhe familjarët e tij kanë paguar prej 498 eurosh për pasaportë tek një kompani nënkontraktuese e ambasadës greke, shumë të cilën thotë se nuk e ka idenë pse e ka paguar.
Në një lidhje direkte në “Debat Plus”, ai ka deklaruar se një kërkesë të tillë për në Athinë të Greqisë, e ka bërë së bashku me dy fëmijët e tij, vizë të cilën e kishte pranuar vetëm e bija.
“Kemi konkuruar vajza, unë dhe djali. Vajza ka bërë një kërkesë dhe ka thënë se baba dhe djali janë vetëm shoqërues, na e kanë refuzu vizën e parë…sikur e refuzojnë këto ambasadat perëndimore dhe të Evropës, pa kurrfarë arsye, pjesa ma e madhe a ambasadave vrapojnë me para të kosovarëve…sikur nuk na keni bind që ktheheni. Kemi aplikuar tek ambasada tek qafa, edhe pasoshat na i kanë refuzu….”, ka deklaruar ai. “Kemi aplikuar prapë të tretë, i kemi mbushur kushtet. Vajzës ja pranuan vetëm vizë hyrëse prej 7 ditësh, mua dhe djalit jo…498 euro kemi pagu dhe nuk e dimë cila është arsyeja pse kemi pagu”.
Tutje, ai ka thënë se kompani të tilla janë më shumë plaçkash sesa që u shërbejnë qytetarëve.
Së fundmi, është raportimi mbi “VisaMetric” ai i cili bëri të ditur se për muaj të tërë, VisaMetric ka detyruar qytetarët e Kosovës që të paguajnë shumën prej 30 eurosh për dorëzimin e pasaportës nga lokacioni i kësaj kompanie e deri te shtëpitë e tyre.
Tashmë, Prokuroria Themelore në Prishtinës ka nisur hetimet.