Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Aachen të Gjermanisë, ku një burrë nga Kosova e ka vrarë ish-gruan e tij në parkingun e një qendre tregtare.
E për këtë është ngritur pyetja nëse rasti ka pasur të bëjë me ndodnjë tradhti.
Ndaj këtyre komente ka reaguar ashpër Analistja Luljeta Aliu, përcjell “Bota sot”.
Ajo në një postim në Facebook tha se këto hipoteza janë shumë primitive.
“Ata guxojnë, madje krenohen mes vete që kanë dashnore, e as që e krahasojnë tradhëtinë e tyre me tradhëtinë e gruas. Se këta janë burra, kanë privilegje. Gruaja nuk ka. Gruaja u takon atyre. Nëse burrat tradhëtojnë është normale. Aaaa, gratë nuk bën. Dhe për secilin rast të vrasjes, së pari e përmendin mos ka pasë tradhëti nga gruaja”, shkroi ndër të tjera Aliu.
Postimi i plotë
Rreth vrasjes së 28 vjeçares, në disa vende e pashë pyetjen sa a ka pasë lidhje me tradhëti. Sa primitive! Aq më shumë, kur dihet botërisht se burrat shqiptarë tradhëtinë bashkëshortore e marrin si lavd, si sport, si konfirmim të burrërisë se tyre.
Ata guxojnë, madje krenohen mes vete që kanë dashnore, e as që e krahasojnë tradhëtinë e tyre me tradhëtinë e gruas. Se këta janë burra, kanë privilegje. Gruaja nuk ka. Gruaja u takon atyre. Nëse burrat tradhëtojnë është normale. Aaaa, gratë nuk bën. Dhe për secilin rast të vrasjes, së pari e përmendin mos ka pasë tradhëti nga gruaja.
Shumica e burrave shqiptarë mendojnë njësoj, kot shiten si modernë.
Neandertala. A po i shijoni vrasjet?