Tahiri: Veriu i Kosovës është epiqendra e shërbimeve sekrete serbe

Aktuale

Tahiri: Veriu i Kosovës është epiqendra e shërbimeve sekrete serbe

Më: 23 maj 2023 Në ora: 22:30
Gazetari Besnik Tahiri

Gazetari Besnik Tahiri ka thënë se duhet të merret seriozisht ajo çka do të ndodhë prej 1 qershorit, ku Lista Serbe kishte paralajmëruar se nga kjo datë pjesëtarët e komunitetit serb do të mbrohen “me të gjitha mjetet kundër represionit të Qeverisë së Kosovës”,

Tahiri theksoi se veriu i Kosovës është epiqendra e shërbimeve sekrete serbe.

“Duhet të merret seriozisht ajo çka do të ndodhë prej 1 qershorit, pasi veriu i Kosovës është epiqendra e shërbimeve sekrete serbe dhe mund të ketë zhvillime të cilat institucionet e Kosovës do ta sjellin situatën kur do të duhej prapë ta kërkojnë efektivitetin e KFOR-it”, ka thënë Tahiri në Rubikon.

Ai madje foli edhe për mospërputhjet e inteligjencës kosovare me ato ndërkombëtare në lidhje me prezencën e grupit Wagner në veri të Kosovës.

“Kemi kryeministrin dhe presidenten që thonë se në Kosovë ka prani të Wagner, kurse komandanti i KFOR-it, këtu në Klan Kosova, ka thënë se inteligjenca e NATO-s nuk e ka gjetur asnjë element të prezencës së Wagnerit në Kosovë. Kjo është si pasojë e keqinformimit që e marrin nga inteligjenca zoti Kurti dhe zonja Osmani”, ka shtuar ai.

Sipas Tahirit, mospërputhje në mes të inteligjencës së Kosovës dhe asaj ndërkombëtare ka edhe për rastin e rifunksionalizimit të zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Zveçan.

“Po ashtu një mospërputhje tjetër është edhe me EULEX-in, pasi inteligjenca e Kosovës thotë se ka vërejtur tendenca të Serbisë të rifunksionalizojë zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Zveçan, kurse shefi i EULEX-it, po ashtu thotë se nuk kanë asnjë element që tregon se ka pasur tendencë të tillë, pasi me marrëveshjen e Brukselit ato zyra janë mbyllur përfundimisht”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat