Vuçiq: Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndë

Aktuale

Vuçiq: Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:19
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pretenduar se situata në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë.

Ai ka deklaruar kështu për televizionin publik serb, teksa tha se bojkoti i institucioneve të Kosovës solli në ruajtje të paqes dhe stabilitetit.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë, por falë durimit, urtësisë, si dhe bojkotit të institucioneve shqiptare në veri, arritëm të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha ai.

Vuçiq i ka reaguar edhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pasi që ky i fundit tha se po pret draft-statutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Escobar thotë – tani presim propozimin e Kosovës për Asociacionin. Më duhet t’ia kujtoj dhe ai nuk do të më falë për këtë – të kthehet dhe të rinovojë materialin, të lexojë se çfarë është shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe anekset. Autoritetet e Prishtinës nuk kanë asnjë autoritet as kompetencë as çfarë propozimesh nuk kanë të drejtë të bëjnë”, ka deklaruar më tej Vuçiq.

Ai tha se autoriteti i vetëm kompetent për këtë është Ekipi Menaxhues i Asociacionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat