Bajçinovci: Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë

Aktuale

Bajçinovci: Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:46
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka komentuar vendimin që ua lejon deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mbajnë një asistent personal.

Bajqinovci, ka përshëndetur këtë vendim duke thënë se ka shumë punë dhe ka shtuar se deputetët po ashtu nuk kanë vend ku t’i presin palët dhe detyrohen të takohen me njerëz nëpër kafene.

“I vyn, asistenti ka shumë punë. Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë”, tha ai.

“Tash është marrë vendim dhe është kryer kjo punë. Nëse flasim për mungesën e deputetëve mund të flasim, por kjo është temë tjetër. Po e tregoj të vërtetën. Takimet e mia si deputet i kryej nëpër komuna dhe kafe. Nuk ka vend në Kuvend ku t’i presësh palët. Ka palë që nuk dëshiron të shihet nëpër kafe”, shtoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat