Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar dorëheqjen e sotme të Faton Bislimit nga pozita e anëtarit të kryesisë së LDK-së.
Bislimi e ka publikuar të mërkurën letrën e dorëheqjes që ia ka dërguar Abdixhikut. Ai ka deklaruar se është injoruar paarsyeshëm dhe se dorëheqja e tij nuk ka qenë e lehtë, teksa ka radhitur arsyet për këtë dorëheqje.
Për këtë, Abdixhiku tha se dorëheqjet e tilla janë të pakuptimta, kur ato vinë në ditën e shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake.
Megjithatë, ai i falënderoi të gjithë zyrtarët që kanë kontribuuar për LDK-në
“Dorëheqjet në ditën kur shpallen zgjedhjet janë të pakuptimta, sepse edhe kryesia janë në dorëheqje e sipër .Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për LDK-në edhe ata që nuk kanë kontribuar. E rëndësishme është rruga që kemi përpara”, tha ai në një konferencë për media.
Abdixhiku mes tjerash ka njoftuar se LDK-ja më 1 qershor do të hyjë në zgjedhje të brendshme. Ai u shpreh se e fton çdo anëtar të marrë pjesë në këto zgjedhje.