Juristi Vigan Qorrolli vlerëson se legjitimiteti i zgjedhjeve të mbajtura në katër komunat veriore më 23 prill është i cenueshëm.
“Ata kryetarë siç e ka thënë edhe Ambasadori Hovenier do të jenë të përkohshëm derisa të krijohet një momentum për zgjedhje të reja. Zgjedhjet në veri asnjëherë nuk kanë qenë të lira dhe këtë herë për shkak të moslegjitimitetit kanë prodhuar këso farse”, është shprehur Qorrolli në Rubikon..
“Janë njëfarë hipokrizie e organizuar me sovranitet të cenueshëm dhe të institucioneve qendrore pasi që të dyja palët e shohin si mundësi ‘win-win”.
Sipas tij edhe Qeveria e Kosovës nuk mund të mburret me situatën në pjesën veriore.
“Nuk mund të krenohemi me sovranitet të plotë në atë pjesë kur demokracia ka prehaluar kundrejt grupeve kriminale të strukturave kriminale që e kanë në dorë atë pjesë përmes Listës Serbe”.