Fetoshi: Situata në veri, skenar me “aminin” e ndërkombëtarëve

Aktuale

Fetoshi: Situata në veri, skenar me “aminin” e ndërkombëtarëve

Më: 24 maj 2023 Në ora: 22:02
Arben Fetoshi

Profesori universitar, Arben Fetoshi ka thënë se implementimi i marrëveshjes së Brukselit është vënë në pikëpyetje.

Ai tha se e gjithë ky skenar që është duke ndodhur në komunat veriore është përgatitur me miratimin e ndërkombëtarëve .

“Unë mendoj që procesi i dialogut të Brukselit dhe implementimi i marrëveshjes së Brukselit është vënë shumë në pikëpyetje. Nga ana e Serbisë jam i bindur që është duke e taktizuar në përfitime strategjike në raport me Kosovën.Shqetësimet e mia lidhën më atë që Vuçiq nuk është fare i interesuar për një Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kam frikën që e gjithë kjo që është duke ndodhur në katër komunat veriore është skenar i parapërgatitur edhe me aminin e ndërkombëtarëve. Kjo për shkak se nuk ka kuptim që në takimin e Ohrit të mos diskutohen zgjedhjet në katër komunat veriore. Mbas 1 qershorit do të kemi forma të buta në veri drejt radikalizimit  dhe padëgjueshmërisë qytetare ndaj institucioneve”, ka deklaruar ai.

Ai tha se Qeveria është treguar e pavëmendshme dhe se Kurti është dashur që t’i shtyjë zgjedhjet përsëri.

“Qeveria jonë është treguar e pavëmendshme. Jam i bindur se qasja e Kurtiti ka qenë popullsite në kuptimin që ta imponojë agjendën e shtetit të Kosovës në veri. Në anën tjetër nuk i ka pasur parasysh disa faktorë të tjerë të kompleksitetit të situatës atje dhe qëllimeve strategjike të Serbisë kundër Kosovës. Kurti është dashur më urtësi  të trajtojë situatën atje dhe më mirë ishte që të shtyheshin zgjedhjet”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat