“Agroni”, “Luli”, “Kamishi” - Brahimaj tregon për nofkat që ua ka lënë figurave të njohura të UÇK-së

Aktuale

“Agroni”, “Luli”, “Kamishi” - Brahimaj tregon për nofkat që ua ka lënë figurave të njohura të UÇK-së

Më: 24 maj 2023 Në ora: 22:10
Lahi Brahimaj

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, në emisionin Pressing ka treguar se pse janë vënë pseudonimet ushtarëve të UÇK-së. Ai thotë se arsyeja kryesore ishte për shkak të sigurisë së familjarëve të ish-ushtarëve.

Brahimaj tregon se Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Daut Haradinajt dhe disa të tjerëve ua ka lënë nofkën vetë ai.

“Po ai e ka thënë edhe në një intervistë në Shqipëri se unë ia kam lënë nofkën ‘Luli’”, ka thënë ai.  

Tutje ai ka treguar se Selimi nuk e ka nofkën “10-shi”, por “Agroni”.

“Rexhep Selimi është njohur si “Agroni”. Shumë gazetarë e gabojnë, nuk është “10-shi”. Ajo është shifra në radio. Ai është njohur si “Agroni”. Të gjithë në Dukagjin e thërrasin “Agroni”. Daut Haradinaj është “Davidi” ndërsa Bekim Haxhiu është “Kamishi”. Ja kam lënë une. Kur e kam parë me duhan i pata thënë. Tash i ka mbetë. Nuk e di a është duke pirë më duhan. I kemi edhe ushtarët e Gjakovës që njiheshin si “Djemtë e Asfaltit””, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat