Analistja Arta-Tahiri Beqa thotë se arsyeja e ardhjes së dy senatorëve amerikanë në Kosovë lidhet me situatën e pafavorshme në të cilën sipas saj është futur Kosova.
“Unë mendoj që riaktivizimi direkt, sepse deri më tani sado që ndërmjetës kanë qenë Escobar dhe Borrell, e pa se në çfarë kurthi është futur Kosova, situatë tepër e pafavorshme e Kosovës dhe u riaktivizuan. Njëri nga senatorët thotë: Keni bërë në vazhdimësi kompromise të dhimbshme të rënda, edhe mbi të gjitha edhe Asociacionin e komunave sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Mjafton kjo për ta analizu këtë parafrazim të njërit prej senatorëve, i cili nënkupton që vërtetë Kosova, atë që kemi thënë neve se në vazhdimësi ka bërë lëshime, ka qenë e përshtatshme ndaj faktorëve ndërkombëtare dhe sidomos ndaj BE-së”, ka thënë Tahiri-Beqa.
Sipas saj kjo paraqet një shpresë për Kosovën. Madje Tahiri-Beqa rekomandon që ShBA të krijojnë një ekip ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit.
“Këtu mua po ma jep përshtypjen, Kosova dhe Serbia asnjëherë nuk kanë relacione të normalizimit të marrëdhënieve vetanake, gjithmonë faktori ndërkombëtar. BE deri më tani, ledhatimet e jashtëzakonshme së paku publike se nuk e di çka bëhet në ‘icebergun’, se mund të ketë edhe presione ndaj Serbisë në mënyrë indirekte, por së paku publikisht nuk po i shohim”.
“Atëherë u riaktivizuan ShBA dhe këtu është ajo shpresa, ajo drita në tunel sa i përket Asociacionit që të mos hyj ajo pjesë e Zajednicës, e frikës së krijimit të Asociacionit me kompetenca. Tani ShBA për të shpëtuar Kosovën dhe mos me ra në atë situatë e cila është shumë e dëmshme edhe për neve por edhe për ata besoj, se kanë investu goxha shumë te neve, duhet të krijojë një ekip ekstra ndërkombëtar i cili do ta draftojë dhe krijojë komplet Asociacionin. Duhet dhe mundet ligjërisht”, ka shtuar ajo.