Lushtaku: Luljeta Aliu, puro militantja e VV-së i nënçmoi votuesit e PDK-së

Aktuale

Lushtaku: Luljeta Aliu, puro militantja e VV-së i nënçmoi votuesit e PDK-së

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:51
Mërgim Lushtaku

Zgjedhjen si anëtare të Komisionit të Pavarur për Media të Luljeta Aliut, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku e ka parë si një ‘’barrikadim’’ ndaj lirisë së mediave.

Ai ka thënë se Aliu njihet për qëndrimet e saj si puro militante e VV-së.

“Dihet shumë mirë aktiviteti I saj që ka qenë puro militante e VV-së dhe e ka përfaqësuar çdo herë VV-në në çdo studio televizive. Para se me hy në një garë për anëtare e Komisionit të Pavarur për Media, është raportuar nga shumica e organizatave ndërkombëtarë që ka të bëj me pavarësi të mediave dhe kanë kundërshtuar duke tërhequr vëmendjen VV-së që të mos votohet e politizohet një nga komisionet e mediave ku do të ketë mundësinë që të sanksionoj mediumet e ndryshme duke cenuar pavarësinë e tyre.”, tha ai.

Tutje, ai ka kujtuar një moment, ku Aliu në një debat televiziv ka krahasuar votuesit e PDK-së, me qytetarë të Kralevës duke thënë se janë më të keqi sesa ata.

“Sigurisht që ne e kujtojmë shumë mirë  që Luljeta Aliu ka fyer një shumicë të qytetarëve të vendit duke i krahasuar e iu thënë më të kqi se ata të Kralevës. Në një debat ku ka debatuar me njërin nga deputetet e PDK-së. Sigurisht që kjo nuk do të harrohet se po të njëjtit janë ata që sakrifikuan më së shumti për çlirimin e vendit, ata mund të jenë votues të PDK-së, por nënçmimi i tyre nuk do duhej të ishte shembull as një gruaje, nëne shqiptare. Nga studioja ka thënë se votuesit e PDK-së janë më të këqij se të Kralevës.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat