“Sekret shtetëror”, “S’duhet të rrish aty asnjë sekondë”, përplasje të ashpra në Kuvend - kundërpërgjigjet Hajdari

Aktuale

“Sekret shtetëror”, “S’duhet të rrish aty asnjë sekondë”, përplasje të ashpra në Kuvend - kundërpërgjigjet Hajdari

Nga: Bota sot Më: 25 maj 2023 Në ora: 08:31 Përditësuar në ora: 11:53 më 25.05.2023
Ferat Shala dhe Mimoza Kusari-Lila

Kusari-Lila: Çudi të akuzohet ministrja për skandale nga dikush që ka qenë pjesë e koalicionit PAN

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot që të tërhiqet rezoluta e PDK-së për gjendjen në ministrinë e Tregtisë, Industrsië dhe Ndërmarrësisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë në seancën e Kuvendit se kjo rezolutë nuk ka as bazë kushtetuese dhe as vlerë përmbajtësore.

Kusari-Lila: Tërhiqeni këtë rezolutë, nuk ka bazë kushtetuese

“Të nderuar deputet përmirësimi i mjedisit për biznes ka qenë punë dhe angazhim dhe fokus i ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë andaj iu inkurajoj që të shqyrtoni dhe të tërhiqni atë rezolutë, e cila nuk ka as bazë kushtetuese e as ndonjë vlerë përmbajtësore në raport me materialin që prezanton”, ka thënë ajo.

Tutje, deputetja Kusari-Lila është shprehur se të akuzohet ministrja Hajdari për skandale të shumta nga një parti, e cila ka qenë pjesë e qeverisjes PAN është çudi.

“Jeni në rrjedha të ngjarjeve ekonomike dhe me thënë që asnjëherë më shumë në ministri të Tregtisë nuk ka pasë skandale duke marrë parasysh se keni qenë partnerë koalicioni në PAN në qeverinë PDK-AAK-Nisma dhe ajo ministri jo që është keqmenaxhuar dhe është abuzuar skajshmërisht krejt çka ka qenë për tu abuzuar e gjallë dhe vdekur aty brenda e tash me e nxjerr dhe kërkuar atë çka ju mendoni që po bëhet përtej punës së qeverisë Kurti dhe ministres Hajdari është për çudi”, ka thënë ajo.

“Sekret shtetëror”, Tahiri kërkon dorëheqjen e ministres Hajdari: Ka keqpërdorur rezervat shtetërore

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë sot se një nga skandalet më të mëdha që Qeveria Kurti ka prodhuar ndërlidhet me rezervat shtetërore.

Ai tha se procedurat për t’i klasifikuar rezervat shtetërore si sekret shtetëror janë të kundërligjshme.

Për këtë, Tahiri paralajmëroi padi ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Po ashtu, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres Hajdari për keqpërdorimet që ai po pretendon se kanë ndodhur në kohën kur ajo e drejton ministrinë e Tregtisë. Sipas tij, kryeministri Kurti duhet ta zëvendësojë atë me ndonjë “zonjë apo zotëri” të nderuar.

“Një prej skandaleve të më mëdha i keni rezervat shtetërore. Procedurat e cilat janë klasifikuar si sekret shtetëror të rezerva shtetërore janë të kundërligjshme. Do të iu padisim dhe do të iu ndjekim në gjykatë për këtë rast. Vendi ku ruhen rezervat është normale me qenë sekret shtetëror, ajo s’duhet me u ditë, por sa është dhe si është blerë, procedura, kompanitë, nuk munden me qenë sekrete shtetërore”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

Prandaj, Tahiri tha se me këtë çështje Hajdari do të ballafaqohet në gjykatë, pasi siç tha ai ka pasur keqpërdorime me rezervat e shtetit.

“I keni vendet si Gjermania, ShbA-të i gjeni të dhënat në internet. Ka bërë një gabim goxha të rëndë. Kjo ka bërë vepër penale që do të ballafaqohet. Ato rezerva shtetërore i kanë blerë prej një kompanie të ndërtimit. Ndërmjetësuesi ka qenë një furrë në Kosovë, ka ndërmjetësuar të blihen rezervat shtetërore në Turqi, dhe në fund ka dështuar dhe i kanë kërkuar ndihmë ambasadës turke”, shtoi ai.

Tahiri deklaroi se Hajdari ka keqpërdorur edhe rezervat e vajit në Kosovë.

“Ata kanë thënë ‘është dashur një kompani serioze të jetë e angazhuar, nuk do të duhej të angazhohej një furrë buke me ble grurë nga një kompani ndërtimi në Turqi’. Këta e kanë shkaktuar një dëm jashtëzakonisht të madh që sot është i klasifikuar si sekret shtetëror. Ajo është çështje muajsh për sa ministrja nuk do të ndiqet penalisht. E kemi çështjen e rezervave të vajit që s’po e deklaron, është keqpërdorim i madh që vaji nuk ka ardhur ende. Kjo ministre është kah po ballafaqohet me një mori keqpërdorimesh në ministri. Do të ndiqet penalisht”.

Kusari-Lila, PDK-së: Aq i rëndësishëm Autoriteti i Konkurrencës për juve, saqë s’keni marrë pjesë në votim

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për çështjen e mosdeklarimit të pasurisë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarit, si dhe për atë të rezervave shtetërore.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u është përgjigjur akuzave të opozitës për Autoritetin e Konkurrencës me kundërakuza.

“Me të vërtetë, kam qenë në rrjedha, kemi qenë këtu në Kuvend si opozitë kur kemi parë se cfarë po ndodh në atë ministri [të Tregtisë dhe Industrisë].  Aktualisht janë t’u u marrë me sanime të atyne dameve. Vazhdimisht”, ka thënë Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës.

“Në kërkesën tuaj, rezoluta juaj thuhet mosfunksionalizimi i konkurrencës. Ky autoritet ndonëse me vonesë është funksionalizuar në muajin qershor, viti 2022, ndërsa rezoluta juaj o dorëzu me 2 nëntor të vitit 2022. Domethënë pesë muaj mbasi është funksionalizu Autoriteti, e mbi të gjitha, për me jua rikujtu të gjithëve, edhe qytetarëve që po na përcjellin, ai autoritet është votuar vetëm me votat e pozitës e ju si opozitë s’keni marrë pjesë në votim, qaq i rëndësishëm ka qenë për ju autoriteti i konkurrencës sa nuke keni dhanë votën për to”.

Kusari-Lila e adresoi edhe akuzën e opozitës për keqmenaxhim të rezervave shtetërore nga qeveria, duke thënë se vetë akuzuesit kishin qenë pjesë e komisionit kur këto rezerva kishin shkuar në 0.

“Ky arsyetim o theksu pa ndonji arguemnt, as këtu nuk e thatë. Të gjitha ato shqetësime që I keni ngritë kanë qenë akuza spekulative që jemi mësu me i pa të dpeutetëve të opozitës që pretendojnë natyrisht se i keni njerëzit kudo nëpër institucione edhe mundoheni të tregoni se keni sinjalizime apo jeni të sinjalizuar”.

“Statisitkat dhe punët në terren flasin për të kundërtën. Në krahasim me vitet e mëhershme, rritja e rezervave shtetërore, përfshirë buxhetin e rezervës shtetërorem është një mijë e 600 për qind krahasuar me periudhat e mëhershme”.

Shala akuzon Qeverinë: Nuk mund t’i mbuloni aferat duke u vënë logon “sekret shtetëror”

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, akuzoi ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe qeverinë për siç tha, dështime në disa fusha.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenarë në Kuvendin e Kosovës, ai tha se janë bërë shumë keqmenaxhime.

“Rozeta Hajdari ka shënuar dështim gjatë mandatit të saj. Ka trajtuar disa biznese me prioritet e duke i lënë të tjerët që janë meritorë. Skandali i Dubait Expo 2020 ku tetë muaj artefaktet e Kosovës mbesin atje dhe pas tetë muajsh s’e dimë se si është gjendja e tyre. Ministrja i lë në Dubai për tetë muaj”.

“Angazhimi i ekspertëve me pagesë një mijë euro ditën për hartimin e strategjisë dhe industrisë. Kjo  është kosto e lartë”.

“Nënshkrimi i jashtëligjshëm i kontratës për investitorin strategjik. Katër muaj pas reagimit tonë sigurohet një letër pa konditat ligjore”.

“Keqmenaxhimi i rezervave shtetërore është skandali i radhës. Sot e kemi keqmenaxhimin e vajit ushqimor, pikërisht gjatë fazës që kanë qenë aferat e ngritjes se çmimeve, sot kemi aferën e pazbuluar se ku i kemi 200 mije litra vaj që nuk kane ardhur ende, e pagesat janë bërë. Çka po ndodh me rezervat shtetërore të vajit”.

“Rritja e importit nga Serbia gjatë këtij mandati. Asnjëherë s’kemi pasur import më të lartë se tani nga shteti serb, janë rreth 360 milion brenda vitit 2022”

“Nuk mund t’i mbuloni aferat duke u vënë logon “sekret shtetëror”, deklaroi mes tjerah Shala.

Konjufca vërejtje ministrave: Herave tjera të vini me kohë në Kuvend, s’është mirë t’ju presin deputetët

Seanca e sotme e Kuvendit nisi me një vërejtje që kryeparlamentari Glauk Konjufca ua dha ministrave.

Konjufca tha se ata duhet të shkojnë me kohë në Kuvend, duke ua kujtuar që seanca e sotme ishte caktuar të niste në orën 10:00.

“Ministrat po ashtu duhet ta kuptojnë që duhet të jenë me kohë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo seancë është caktuar për në orën 10:00”, tha Konjufca.

“Për herë të tjera.. Sepse nuk është mirë që Parlamenti t’ju pres, dhe deputetët..”, shtoi kryeparlamentari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat