Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, njëherit kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sot do të vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës në Kosovë, kryediplomati Osmani do të ketë disa takime Kosovë.
Ai do të takohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kryediplomati Osmani pas takimit bilateral me kryediplomatën kosovare Gërvalla, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.