Raportohet se serbët i kanë lëshuar sirenat në veri
Portali lokal nga Mitrovica ka botuar një video në të cilën dëgjohet sirena në veri të Mitrovicës. Për këtë çështje ka raportuar edhe Radio Evropa e Lirë në gjuhën shqipe.
“Sirena alarmi u dëgjuan në Mitrovicë të Veriut, mesditën e së premtes, ndërkohë që qytetarët u mblodhën para objekteve komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.” –shkruan REL.
Tutje, ky medium ka raportuar se para ndërtesës së komunë së Zveçanit është parë edhe makina e Policisë së Kosovës, e cila nuk ka dhënë ende ndonjë informacion për këtë çështje.
--------------------
Në Zubin Potok dhe Leposaviq, një grup serbësh janë mbledhur para ndërtesë së komunave.
Siç raporton Kossev, rreth orës 12:30 në Zubin Potok qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të kësaj komune, pasi u lëshua alarmi që shumicën e kohës nënkupton mobilizim të komunitetit serbe.
Ndërkohë, raportohet se, kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.
Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetëra qytetarë të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.
Zeqiri, e kishte kryer betimin solemn dje më datën 25 maj.