Von Cramon vjen në Kosovë

Aktuale

Von Cramon vjen në Kosovë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 13:36
Viola Von Cramon-Taubadel

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola Von Cramon-Taubadel, do të vizitojë javën tjetër Kosovën.

“Ajo do të mbajë një konferencë për media të hënën, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë”, njofton Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë

Ndryshe Viola Von Cramon, ka qenë zëri i Kosovës në institucionet e BE-së.

Ajo ka lobuar për kërkesat e Kosovës, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat