Sot gjatë ditës janë mbledhur protestues pranë objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj të hyjnë në ndërtesat e komunave.
Pranë ndërtesës së Komunës së Zveçanit është parë tym i gazit lotsjellës,.
Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk raportohet për persona të lënduar.
Mediat serbe kanë raportuar për të shtëna me armë në Zveçan.
Siç raporton RTS, ka pasur përplasje mes Policisë dhe atyre që kanë bllokuar hyrjen e komunës.
Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, një veturë e policisë është përfshirë nga flakët teksa janë hedhur edhe shok-bomba.