​Policia ndërhyn për t’i shpërndarë protestuesit në Zveçan

Aktuale

​Policia ndërhyn për t’i shpërndarë protestuesit në Zveçan

Më: 26 maj 2023 Në ora: 13:55
Policia

Një përleshje ka ndodhur në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Aty janë dëgjuar të shtëna me armë.

Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë qytetarët, ku ka përdorur edhe lotsjellës.

Struktura ilegale kanë lëshuar alarmin në orën 12:00 dhe aty janë mbledhur dhjetëra serbë, për të penguar angazhimin e policisë në asistimin që po bëjnë kryetarëve të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat