Krasniqi i PSD-së: Rruga e Kurtit për me instalu Zajednicën n’Kosovë, ka fillu dhe po përfundon përmes tensionit

Aktuale

Krasniqi i PSD-së: Rruga e Kurtit për me instalu Zajednicën n’Kosovë, ka fillu dhe po përfundon përmes tensionit

Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:24
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar për tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se rruga e Kurtit për ta instaluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka nisur dhe po përfundon përmes tensioneve në veri.

“Tension për Asociacion!

Rruga e Kurtit për me e instalu Zajednicën n’Kosovë, ka fillu dhe po përfundon përmes tensionit. Konflikti është parajsa e autoritarëve. Sepse n’konflikt ata duken si heronj. E n’qetësi u del fytyra e vërtetë: frikacakë e autoritarë”, ka shkruar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat