Profesori universitar, Arben Fetoshi ka thënë se reagimi i ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka qenë i ashpër ndaj veprimeve të Policisë së Kosovës në veri.
Ai tha se komunikimi duhet të jetë për të dy palët që situata të qetësohet dhe jo vetëm në raport me Kosovën.
“Duhet ta kenë të qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë cenim të komunitetit serbë në veri nga ana e institucioneve të sigurisë së Kosovës që e ka shqetësuar Amerikën. Ndjeshmëria dhe kompleksiteti i situatës në veri tonë ka bërë që të jetë reagim i ashpër i ambasadorit amerikan. Por duhet që të komunikojnë në atë mënyre që t’i drejtohet të dyja palëve që të përpiqen të qetësojnë situatën dhe jo ta ndezin edhe më tutje atë. Unë nuk besojë që do të lejohet që të shkohet në eskalim të situatës”, tha ai.
Ndryshe, Hovenier ka thënë se masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpritet menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar ai.