Senatori amerikan, Chris Murphy ka thënë se si mik i Kosovës është i kapur në befasi nga situata në veri dhe sipas tij, duhet me i dhënë fund këtij ‘provokimi’ menjëherë.
Ai tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti nuk është folur për një ‘plan’ të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Vetëm jashtë telefonit me@CounselorDOS është ky zhvillim shqetësues. Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi një plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam kapur totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Hovenier ka thënë se masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpritet menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar ai.
Just off the phone with @CounselorDOS re this troubling development. In my meeting Monday in Pristina w/ PM Kurti, he made no reference of a plan to access municipal buildings. As a friend of Kosovo, I am caught totally by surprise and he should end this provocation immediately. https://t.co/PfF1BaVNB1
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) May 26, 2023