Gjykata vendos në favor të qytetarëve të Deçanit, kërkon anulimin e lejeve për hidrocentralet e KELKOS-it

Aktuale

Gjykata vendos në favor të qytetarëve të Deçanit, kërkon anulimin e lejeve për hidrocentralet e KELKOS-it

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore ka marrë vendim në favor të qytetarëve të Deçanit, duke kërkuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit të energjisë anulimin e lejeve ujore dhe mjedisore për kompaninë KELKOS për tri hidrocentralet në Deçan.

Padia ishte ushtruar nga tre banorët e Decanit, Faton Selmanaj, Muharrem Lulaj dhe Xhavit Kuçi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe ndaj Zyrës së Rregullatorit të energjisë, ndërsa palë interesi ishte kompania KELKO-s. Padisë më pas i ishin bashkuar edhe OJQ Pishtarët nga Shpresa Loshaj dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS.

Në vendim thuhet se aprovohet në tërësi si e bazuar padia dhe kërkohet që të anulohet leja ujore për Hidrocentralin Belaja, ajo për hidrocentralin Deçani dhe Leja ujore për hidrocentralin Lumbardhi. Po ashtu kërkohet edhe anulimi i lejes mjedisore për hidrocentralin Belaja dhe Deçani.

Nëpërmjet vendimit kërkohet anulimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për operim dhe licenca për prodhimin të energjisë për HC Deçani dhe Lumbardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat