Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të Kosovës.
Sipas tij, presidentit serb, Aleksandat Vuçiq, sot i duhen më shumë se kurrë incidente në veri, “për ta ushqyer me histeri antishqiptare popullin serb në mitingun e tij të sontëm”.
Duke komentuar tensionet atje, Krasniqi foli edhe për Qeverinë Kurti.
“Nuk arrij ta kuptoj pse qeveria jonë me disa veprime po futet në skenarin e Vuçiqit! Nëse incidentet i konvenojnë Vuçiqit, atëherë e sigurt është se ato janë në dëm të Kosovës, sepse Vuçiqi është armik i Kosovës”, shkroi ai në Facebook.