Miftaraj pas tensioneve në veri: Tallava Qeveria i ka fajet, jo ambasadori amerikan

Aktuale

Miftaraj pas tensioneve në veri: Tallava Qeveria i ka fajet, jo ambasadori amerikan

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:38
Ehat Miftaraj

Pasi Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, dënoi veprimet e Kosovës në veri, ka nxitur reagime, kryesisht të përkrahësve të Qeverisë Kurti.

Juristi Ehat Miftaraj, që përcjell zhvillimet politike në vend, ka shkruar se nuk është faji i ambasadorit amerikan, për reagimin që e pati sot.

“Ja filluan talentat me i tregu ambasadorit amerikan çka me fol. Tallava qeveria i ka fajet! Ska faj ambasadori amerikan”, ka shkruar Miftaraj.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.

Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.

Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Turma njerëzish janë mbledhur para objekteve të komunave veriore, pasi nëpër këto qytete janë dëgjuar sirena.

Policia e Kosova ka mundësuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok e më pas edhe në Leposaviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë lënduar pesë policë, ndërsa nga Spitali i Mitrovicës Veriore kanë thënë se nuk dihet numri i saktë i qytetarëve të lënduar, por të gjithë kanë pasur lëndime të lehta dhe asnjë s’ka pasur nevojë për t’u trajtuar më tutje në spital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat