E kritikoi Kurtin, Bugajski reagon ashpër ndaj Blinkenit: Mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin!

Aktuale

E kritikoi Kurtin, Bugajski reagon ashpër ndaj Blinkenit: Mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin!

Nga: A.M. Më: 26 maj 2023 Në ora: 20:20
Anthony Blinken dhe Janus Bugajski

Janus Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington ka reaguar ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Ai tha se mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin, transmeton “Bota sot”.

Bugajski kërkoi një revolucion demokratik në Serbi.

“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin.

Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, shkroi Bugajski në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat