Gjoshi: Kurti i dha fuqi të madhe qëndrimit në pushtet Vuçiqit

Aktuale

Gjoshi: Kurti i dha fuqi të madhe qëndrimit në pushtet Vuçiqit

Më: 26 maj 2023 Në ora: 20:44
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës Betim Gjoshi

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e realizon në terren skenarin e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të arritur më 18 Mars në Ohër.

“Skenarët janë të qartë: Vendosja në terren e Zajednicës së rrezikshme sipas Statutit të shkruar nga Ekipi Menaxhues dhe Nenit 7 të marrëveshjes për Vetëmenaxhimin e serbëve (Autonominë)”, tha Gjoshi.

Ai theksoi se Kurti i ka dhënë një fuqi të madhe qëndrimit në pushtetit të Vuçiqit.

“Politika konfliktuale, përfshirë dhe me miqtë amerikanë, është e dëmshme për sovranitetin e Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Sot në tri komunat veriore të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pati tensione.

Një numër i protestuesve serbë sot u përpoqen të pengonin kryetarët e zgjedhur të këtyre komunave, të shkonin në vendet e tyre të punës.

Për këtë shkak është dashur edhe intervenimi i policisë.

Derisa në Serbi që disa ditë po mbahen protesta Anti-Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat