Dugolli: Organet e rendit po zbatojnë ligjin, janë kriminelët dhe bandat serbe të urdhëruara nga Vuçiq që po shkaktojnë tensione

Aktuale

Dugolli: Organet e rendit po zbatojnë ligjin, janë kriminelët dhe bandat serbe të urdhëruara nga Vuçiq që po shkaktojnë tensione

Më: 26 maj 2023 Në ora: 20:55
Enver Dugolli

Deputeti nga radhët e L֝ëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri, duke thënë se ndërtesat e komunave (kudoqofshin ato në Republikën e Kosovës) janë objekte publike e shtetërore.

Ato nuk janë pronë private dhe nuk ka të drejtë askush t’i uzurpon. Kryetarët e komunave dhe asambleistët e zgjedhur kanë të drejtë dhe duhet që t’i shfrytëzojnë ato”, ka shkruar Dugolli.

Deputeti i LVV-së ka thënë se Policia e Kosovës dhe organet e rendit po zbatojnë ligjin dhe ‘nuk po dhunojnë askënd’.

“Përkundrazi, janë kriminelët dhe bandat serbe të urdhëruara nga Vuçiq që po shkaktojnë tensione, dhunë e pasiguri ndaj qytetarëve, zyrtarëve të shtetit, gazetarëve dhe organeve të rendit”, shton tutje Dugolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat