Mustafa: Qortimi amerikan ka ndodhur ndaj Kurtit – tash mund të flitet veç për pasoja

Aktuale

Mustafa: Qortimi amerikan ka ndodhur ndaj Kurtit – tash mund të flitet veç për pasoja

Më: 26 maj 2023 Në ora: 21:05
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se pas reagimit që Departamenti Amerikan i Shtetit e bëri ndaj situatës në veri, qeveria tash s’mund të tërhiqet.

Mustafa tha se deklarata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte shumë eksplicite

“Nuk shoh mundësi që qeveria mund të tërhiqet nga kjo situatë. Situata ka ndodhë. Si pasojë Ka ndodhë qortimi katastrofal amerikan ndaj Kurtit dhe qeverisë. Tani mund të flitet vetëm për pasojat”, tha ai.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit, pas situatës së krijuar në veri të vendit tha se kjo “veprimet do të kenë pasoja në marrëdhënien bilaterale ShBA – Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat