Edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka komentuar reagimin e bërë nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier, dhe i cili ishte i rëndë e i papritur.
Hovenier me anë të një reagimi në Twitter, që më pas do të shpërndahej edhe nga ambasadori tjetër amerikan Christopher Hill, do të deklaronte si vijon:
“Shtetet e Bashkuara dënojnë aksionin e autoriteteve të Kosovës për të mundësuar qasjen në ndërtesat në veri të Kosovës. Masat e dhunshme të sotme duhet të ndalen menjëherë.”
E reagimet nuk po ndalen, kryesisht ato që shprehin habi.
“Pa komentuar nëse e kanë mirë apo gabim, ky është reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën në vitet e fundit.” – u shpreh z . Shpend Ahmeti në një postim në Twitter.