Pas qortimit të ndërkombëtarëve, Joseph i del në mbrojtje Kosovës: Cilat janë pasojat ndaj Serbisë për marrëdhënien e saj me Rusinë?

Aktuale

Pas qortimit të ndërkombëtarëve, Joseph i del në mbrojtje Kosovës: Cilat janë pasojat ndaj Serbisë për marrëdhënien e saj me Rusinë?

Më: 27 maj 2023 Në ora: 07:58
Njohësi i Ballkanit, Edward Joseph

Njohësi i Ballkanit, Edward Joseph, ka folur në lidhje për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj aksionit të Policisë së Kosovës, në veri të vendit, ku u mundësua asistimi i vendosjes së kryetarëve të rinj në zyrat përkatëse.

Joseph ka përmendur vizitën e Aleksandar Vulinit në Rusi, duke thënë se cilat janë pasojat e Serbisë për këtë vizitë?

Këtë lëvizje të Serbisë, njohësi i Ballkanit e vlerëson shumë më të dëmshme se veprimin e kryeministrit Albin Kurti në veri.

“Destruktiviteti i Beogradit do të thotë se SHBA-ja ka tejkaluar reagimin duke kërcënuar “pasojat për marrëdhëniet” me Prishtinën. Cilat janë pasojat për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë? Vulin (dhe Dodik) në Moskë simbolizojnë një politikë të Vuçiçit shumë më të dëmshme sesa manovra e pamatur e Kurtit”, shkroi Joseph.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat