Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi edhe të shtunën ka dalë në vendin e tij të punës.
Ai e ka konfirmuar se gjendet në objektin e komunës, i cili aty ka mbërritur në shoqërimin e Policisë, ku tha se nuk ka pasur ndonjë problem gjatë arritjes.
“Për momentin jam në zyre dhe kamë ardhur të shoh disa punë rreth dokumentacioneve , gjendjen në objekt”, ka thënë Hetimi.
Kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të premten kanë filluar punën se kryetar komune. Hyrja e tyre në objekte është mundësuar pas shoqërimit të Ndjesisë Speciale të Policisë së Kosovës, pasi qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjet e objekteve komunale.
Ata janë larguar nga Policia si dhe barrikadat e vendosura. Pesë policë kanë pësuar lëndime gjatë protestave të djeshme.