Sveçla në Leposaviq, takon kryetarin e kësaj komune

Aktuale

Sveçla në Leposaviq, takon kryetarin e kësaj komune

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:39
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të shtunën ka shkuar në Leposaviq, ka bërë të ditur gazetarja e cila gjendet atje.

Veturat zyrtare të ministrit shihen para objektit, ku të pranishëm janë edhe Njësia Speciale.

Atje në vendin e punës ka dalë edhe sot kryetari Lulzim Hetemi.

Ai ka thënë se në objekt ka hyrë pa ndonjë telashe dhe se ka dalë për të shikuar disa dokumentacione dhe gjendjen në objekt.

Situata në veri raportohet të jetë e qetë.

Kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të premten kanë filluar punën se kryetar komune. Hyrja e tyre në objekte është mundësuar pas shoqërimit të Ndjesisë Speciale të Policisë së Kosovës, pasi qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjet e objekteve komunale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat