SHBA dhe BE kanë dënuar reagimin e Kosovës ndaj serbëve të cilët nxitën tensione në veri.
Analisti Krenar Shala përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndodh që ambasadat folin diçka publikisht por nuk do me thënë që mendojnë njejtë edhe në tavolinë.
Ai përmend një rast kur ata thonin se “UÇK-ja ishte terroriste” dhe pasajt u futën në luftë krahë saj.
“A ju kujtohet kur thojshin: “UÇK-ja osht terroriste?”. Masnej hinën në luftë krahas saj”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Kaniher, ambasadat folin diçka në publik, po nuk don me thonë që menojnë njejtë edhe nër tavolinë.
A ju kujtohet kur thojshin: “UÇK-ja osht terroriste?”. Masnej hinën në luftë krahas saj.
A ju kujtohet kur thojshin: “e përkrahim autonominë për Kosovën, e masnej fillun me e përkrah pavarësinë.
Krejt varet prej popullit tonë edhe loderave të tij se qysh i dizajnojnë politikat masnej edhe ndërkombtart. Na duhet me vazhdu me i kry puntë tona, e ata fillojnë masnej me na përkrah. Me randsi osht na me ju përmbajt parimeve demokratike edhe sundimin e ligjit.
Ndërkombtart nuk i kryjnë puntë tona.
I bindum jom që edhe qytetart kosovar me enti serbe po ndihen të çlirum prej strukturave prapele se boll në zorr jonë konë.