“Duhet t’i thyhen hundët Serbisë”, avokati shqiptar mbështet fuqishëm Kurtin: Mund të hyjë në historinë shqiptare!

Aktuale

“Duhet t’i thyhen hundët Serbisë”, avokati shqiptar mbështet fuqishëm Kurtin: Mund të hyjë në historinë shqiptare!

Nga: A.M. Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:02
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje me tensionet dhe zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai mbështeti fuqishëm vendimet e kryeministrit Kurti, ku tha se atij po i jepet mundësia të krijojë figurën e vet të lartësuar në historinë e Shqipërisë së Bashkuar.

Sipas Ngjelës, Serbisë duhet t’i thyhen hundët Serbisë në very, sepse ky shtet po drejtohet nga njerëz me pasionet primitive të anti-shqiptarisë.

“Kryeministri i Kosovës sot ka në dorë konsolidimin heroik të shqiptarizmit në Ballkan, por edhe më gjerë.

Kjo është periudha historike e shqiptarizmit, e cila nuk ecën më dot mbrapa, por vetëm përpara.

Edhe Serbia, edhe Greqia duhet ta dinë mirë se historia e Shqipërisë dhe shqiptarët kanë hyrë në një progres historik.

Nuk është fare rastësi çlirimi i Kosovës nga pushimi shekullor serb.

Kurse të dy shtetet shqiptare duhet të jenë të qetë, sepse historia e re e Shqipërisë etnike do të ekspozojë të vërtetën”, shkroi ndër të tjera Ngjela në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Duhet forcë shpirtërore e madhe sot në Veri të Kosovës, se ajo ka nxjerrë në pahun historik të ardhmen e shpejtë të shqiptarizmit fitues në Gadushullin Ilirik.

I.

Duhet t'i thyhen hundët Serbisë në të katër komunat e Veriut të Kosovës.

Serbia sot është një shtet i telikosur që drejtohet nga njerëz pa intelektit të lartë dhe me pasionet primitive të anti-shqiptarisë.

Por lodhen kot, se Uashingtoni po e mbron me interes të madh botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Kjo është koha moderne e kthimit te shqiptarizmit të përgjithshëm.

Kjo ka qenë e vërteta dhe këtë po e kthen edhe historia e sotme: ngritjen e botës shqiptare me zhvillim integral, në të dy shtetet shqiptare: Shqipëri dhe Kosovë.

II.

Albin Kurtit po i jepet mundësia të krijojë figurën e vet të lartësuar në historinë e Shqipërisë së Bashkuar.

Kryeministri i Kosovës sot ka në dorë konsolidimin heroik të shqiptarizmit në Ballkan, por edhe më gjerë.

Kjo është periudha historike e shqiptarizmit, e cila nuk ecën më dot mbrapa, por vetëm përpara.

Edhe Serbia, edhe Greqia duhet ta dinë mirë se historia e Shqipërisë dhe shqiptarët kanë hyrë në një progres historik.

Nuk është fare rastësi çlirimi i Kosovës nga pushimi shekullor serb.

Kurse të dy shtetet shqiptare duhet të jenë të qetë, sepse historia e re e Shqipërisë etnike do të ekspozojë të vërtetën.

Tani çështja është ende te Kosova, por shumë shpejt shqiptarët do të kenë përpara edhe historinë e Çamërisë.

Çamëria është destinacion historik shqiptar për kohën tonë.

Këtë e kërkon rigrupimi i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por, kryesorja është se, kjo dotë shqiptare tani është çelësi fitues i politikës amerikane kundër Rusisë. Dhe, aleanca Amerikë-Shqipëri-Kosovë është sot aleanca kryesore e politikës dhe interesit të Uashingtonit.

Historia përsëritet vetveten: edhe për perandoritë që kaluan këndej Arbëria ka qenë çelësi i përhapjes së tyre në Mesdhe e më tej. Dhe mos harroni që, në luftrat kastriotiane, Arbëria ka qenë më e madhe se Bizanti.

Keni për t'i para të gjitha...

III.

Kosova, pas garantimit të kufijve të saj si shtet i pavarur, me dinjitetin e saj heroik anti-serb, ajo do të krijojë një vlerë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

E shihni si vërtetët në jerm presidenti i Serbisë Vuçiç?" Do sulmojmë Veriun e Kosovës", tha dje. Por tani e ka mbyllur sqepin. Pse? Se në mënyrë lakonike i thanë: "Mos po kërkoni që t'i shihni shqiptarët deri në Nish?"

Se tani dihet që Nishi ka qenë kryeqyteti i Shqipërisë në Shekullin e XIX-të.

Qyteti banohej nga një shumicë absolute shqiptare deri në Kongresin e Berlinit në vitin 1887, atëhrë kur Kongresi ia dhuroi Nishin Serbisë.

Një Kongres ky që do hyjë në histori si një grabitës i madh i territoreve shqiptare. Dhe Serbia nisi të ushtrojë menjëherë pas tij spastrim etnik masiv në Nish, duke e përzënë pothuajse të gjithë popullsinë shqiptare.

Por ja që tani erdhi pavarësia e Kosovës. Dhe që duhet ta kuptojnë të dy grabitësit e mëdhenj të territoreve të Arbërisë, se ajo pavarësi e Dardanisë së famshme, u thërrit dhe doli në skenë nga historia e lavdishme e Arbërisë.

Prandaj na duhet të theksojmë se...

Pavarësia e Kosovës tani e ka rivlerësuar shqiptarizmin si doktrinë thelbësore të kohës sonë në Gadishullin Ilirik.

Por në këtë kohë duhet që shqiptarët të jenë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e krerëve të politikës shqiptare, në të dy shtetet shqiptare, sepse Moska, Athina dhe Beogradi janë hedhur si të tërbuar kundër shqiptarizmit universal, i cili do të riformohet deri në fund, duan apo nuk duan këta.

Se kjo është koha jonë...

Prisni dhe shikoni...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat