Hovenier pas takimit me Osmanin: Nevojitet depërshkallëzimi i situatës në veri
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se janë thellësisht të shqetësuar me situatën e krijuar në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani theksoi se mbeten te qëndrimi se situata në veri duhet të de-përshkallëzohet menjëherë dhe nuk duhet hyrë në objektet e komunave veriore.
I dërguari i Washingtonit në Prishtinë njëherit bëri të ditur se takimi me Osmanin ndodhi me kërkesë të saj, përderisa tregoi se bashkë me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog i informuan kryetarët e komunave veriore rreth asaj se si e shohin situatën.
Hovenier gjatë ditës është takuar edhe me dy kryetarët e komunave, të Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut, Ilir Pecin dhe Izmir Zeqirin.
Hovenieri e përfundon takimin me kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit, shkon te Osmani
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e ka përfunduar takimin me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, në zyrat e BE-së në Prishtinë.
Ai është nisur për në takim te presidentja Vjosa Osmani, derisa kreyarët veriorë po e vazhdojnë takimin me shefin e zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.
Kryetarët e Vetëvendosjes munguan sot në takim me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.
Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.
Nis takimi i Hovenierit me kryetarët e komunave veriore
Ka filluar takimi i ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, me kryetarët e komunave veriore.
Në këtë takim po marrin pjesë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci.
Pjesë e këtij takimi është edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.
Takimi me Hovenierin po mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë ndërkombëtar.
Zeqiri e Peci arrijnë në zyrën e BE-së në takim me Hovenierin
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, janë parë duke shkuar në takim me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Zeqiri dhe Peci vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Takimi me Hovenierin po mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë ndërkombëtar.
Ndërkohë, edhe nuk janë parë që kanë hyrë kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Kryetarët e komunave veriore sot takohen me ambasadorin Hovenier
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do t’i takojë kryetarët e komunave të veriut.
Takimi pritet të nis në orën 09:00 në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Ndërkohë, zhvillime kishte në veri kishte që nga mëngjesi i ditës së sotme. Derisa ushtarët e KFOR-it janë vendosur në Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut, qytetarë serbë në këmbë janë nisur nga Mitrovica e Veriut në Zveçan.
Në Zveçan është para edhe kryetari i Listës Serb, Goran Rakiq, i cili i ka kërkuar ushtarëve të KOFR-it që të largojnë Policët e Kosovës, gjë që është refuzuar.