Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri.
Ai përmes një postimi në Facebook komentoi ngritjen e flamurit të Kosovës në veri.
Në shkrimin e tij, Gashi ‘goditi’ ish-udhëheqësit e shtetit, duke përmendur faktin se ndonëse Kurti e kundërshtoi flamurin e Kosovës, ai e ngriti në veri për 2 vite, përcjell “Bota sot”.
“Për 13 vjet promovuesit e flamurit të Kosovës s'mujtën me e ngritë flamurin e Kosovës në veri të Kosovës, e kundërshtari më i madh i flamurit të Kosovës, për 2 vjet e ngriti atë në veri të Kosovës”, shkroi ndër të tjera Gashi.