Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq të hënën i është drejtuar me një kërkesë KOSTT-it dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për të filluar pagesën e faturave të energjisë elektrike në insitucionet publike të kësaj komune.
Po ashtu Atiq ka kërkuar që të marrë informohet për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton.
“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë.
Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, ka shkruar Atiq në Facebook.
Në katër komunat veriore të Kosovës, serbët nuk kanë pagua asnjë herë rrymën e shpenzuar në atë pjesë.
