Protestuesit nuk i përfillin kërkesat e Rakiqit

Aktuale

Protestuesit nuk i përfillin kërkesat e Rakiqit

Më: 29 maj 2023 Në ora: 13:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Protestuesit në Zveçan nuk i përfillën thirrjet e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, për të lejuar kalimin e dy automjeteve të Policisë së Kosovës.

Në vend të ngjarjes duket një numër i madh njerëzish – mes tyre edhe me maska.

Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Më herët, Rakiq tha se ua ka përcjellë dy kërkesa përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.

Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani, shkruan REL.

Ndërkaq më herët, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat