Sot në orën 17 do të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të diskutohet për situatën në veri të vendit.
Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha, i cili njoftoi se e kanë ftuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për raportim.
Kujtojmë se sot para komunave veriore janë mbledhur protestues serbë për të kundërshtuar udhëheqjen e kryetarëve të rinj.
Forcat e policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it të drejtuara nga NATO-ja kanë shtuar praninë e tyre para ndërtesave të komunave.