Kryeministri Kurti: Është koha të qetësohet situata në veri

Aktuale

Kryeministri Kurti: Është koha të qetësohet situata në veri

Më: 29 maj 2023 Në ora: 14:33
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veri të vendit, duke thënë se situata atje duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.

Kështu ka bërë me dije vet Kurti, i cili njoftoi se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, qytetarë serbë u mblodhën sot para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, disa ditë pasi Policia e Kosovës hyri me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.

Përleshjet që shpërthyen midis protestuesve serbë dhe policisë bënë që Serbia të ngrejë gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat