Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur mirënjohës për forcat amerikane dhe kontributin e tyre për popullin e Kosovës në Ditën e Përkujtimit të ushtarëve amerikan.
Ai theksoi se kjo mbrojtje është e pranishme edhe sot nga forcat e KFOR-it.
“Në Ditën e Përkujtimit, ne nderojmë trimat që sakrifikuan jetët e tyre për ta mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përgjithmonë mirënjohës për mbrojtjen e jetëve tona dhe lirisë që forcat amerikane na dhanë. Kjo mbrojtje është prezentë sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë institucionet tona të mbajnë paqen”, tha ai në rrjetin social Twiter.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe pas rritjes së tensioneve ku serbët lokal po kundërshtojnë kryetaret e rinj shqiptarë të hyn në objektet komunale.