Me maska e kapuçë, këta janë autorët serb që sulmuan automjetin e Top Channel në veri

Aktuale

Me maska e kapuçë, këta janë autorët serb që sulmuan automjetin e Top Channel në veri

Më: 29 maj 2023 Në ora: 17:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë zbuluar autorët serb të sulmit të kryer ndaj automjetit të ekipit të Top Channel në veri të Kosovës.

Fotografi Jeton Sopa, ka siguruar pamje nga momenti i sulmit, ku shihen dy persona me kapuçë dhe maskë, teksa shkruajnë me bojë simbole serbe në makinën me logo të Top Channel. Njëri nga autorët më pas i heq targën automjetit duke e hedhur në tokë, dhe largohet me shpejtësi.

Ndërkohë që protestuesit sulmonin makinën e Top Channel, dëshmitare ka qenë edhe një gazetare, e cila nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen por ka vijuar qetësisht telefonatën ndërkohë që sulmohej makina e TCH.

Gjithashtu nga Top Channel bëhet e ditur se kanë bërë denoncim zyrtar në Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat