KFOR-i arreston disa prej sulmuesve në Zveçan, i dorëzohen Policisë

Aktuale

KFOR-i arreston disa prej sulmuesve në Zveçan, i dorëzohen Policisë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 18:22
Tensionet në veri

Ushtarë të misionit të KFOR’it janë përplasur të hënën me protestues të dhunshëm serbë përballë objektit të Komunës së Zvecanit.

Si pasojë disa prej ushtarëve të KFOR’it kanë mbetur të lënduar.

Media raporton se bëhet fjalë për rreth 20 ushtarë (italianë e hungarezë), që kanë marrë lëndime pasi protestuesit serbë kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të tyre dhe gjësende të forta.

Sipas burimeve, disa prej sulmuesve tashmë janë arrestuar dhe u janë dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat