Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka njoftuar se me udhët të presidentit, ushtria e Serbisë është ngritur në nivelin më të lartë, duke u vendosur në kufirin me Kosovën.
Vuçeviq njofto se pas situatës së sotme në veri të Kosovës, Presidenti Aleksandar Vuçiq ka dhënë urdhër që niveli i gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë, të ngritët në nivelin më të lartë.
Vuçeviq: Ushtria e Serbisë ngrit nivelin e gatishmërisë
“Presidenti i Republikës, Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë dha urdhër që niveli i gatishmërisë luftarake i Forcave të Armatosura të Serbisë të ngritët në nivelin më të lartë, kjo do të thotë se pak para orës 14:00 Shtabi i Përgjithshëm, përkatësisht shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, lëshoi urdhër të mëtejshëm që njësitë e ushtrisë serbe të zanë pozicionet e caktuara që janë të përcaktuara në përputhje me planet tona të mbrojtjes, planet strategjike, të gjitha me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit të Republika e Serbisë, të gjithë qytetarëve të saj dhe, natyrisht, mundësia e kryerjes së çdo detyre që vihet përpara ushtrisë serbe për këtë qëllim. Pra, mund të tregojmë në mënyrë më të thjeshtuar se ushtria serbe aktualisht është e dislokuar në pozicione që janë në drejtim të vijave administrative me Kosovën, gjegjësisht zë pozitat e saj që janë të përcaktuara me dokumente ushtarake si pozitat e ushtrisë serbe në situata të tilla “, tha ai.
Sipas tij, tani është momenti që EULEX-i, bashkësia ndërkombëtare dhe mbi të gjitha KFOR-i, të mos lejojnë të vazhdojë siç tha ia padrejtësia ndaj serbëve.
Vuçeviq: Nuk duam përshkallëzimin e konfliktit
“Serbia është plotësisht e përkushtuar për vazhdimin e dialogut, ne nuk duam përshkallëzimin e konfliktit, nuk duam luftëra, nuk bëjmë lojëra luftarake, por ajo që po bën Kurti është duke na quar drejt vijave të kuqe për Serbinë dhe këtë të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare duhet ta dinë”, tha ai, duke shtuar se Serbia do të gjejë një përgjigje adekuate, mbi të gjitha politike, por nuk përjashtohet edhe ndonjë përgjigje tjetër që do të jetë adekuate për siç tha ai rreziqet që kërcënojnë Serbinë dhe qytetarët e tyre.