Kryetari Komisioni, për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka thënë se gjendja në veri është shqetësuese dhe e rrezikshme.
Pas takimit të Komisionit, Berisha, ka kërkuar të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.
“Situata në veri është shqetësuese, e papranueshme dhe e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në vend. Sot do të duhej që Kuvendi të thirret seancë të jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë në mbledhje të vazhdueshme dhe kryeministri në krye të detyrës”, tha Berisha.
Tutje, ai u ka bërë thirrje serbëve të mos bien pre e politikës luftënxitëse të presidentit serb.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që mos të bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit. Grupet kriminale në veri duhet të ndalen nga çdo mjet të dhunës dhe sulmet ndaj policisë së Kosovës”, u shpreh Berisha.