Blerim Vela, shefi i Zyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë sot në veri të vendit është parë dhuna që bëhet nga strukturat ilegale serbe ndaj njësive të Policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se një gjë e tillë si dhuna duhet të dënohet nga të gjithë.
“Sot kemi qenë dëshmitarë të dhunës nga strukturat ilegale të drejtuara dhe financuara nga Serbia kundër policëve të Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve vendas të Kosovës”.
“Një dhunë e tillë duhet të dënohet nga të gjithë. Nëse lihet e pakontrolluar, mund të shkojë në destabilizimin më të gjerë”, ka shkruar Vela.