Një veturë e televizionit “Syri” u gjuajt me plumba në veri

Aktuale

Një veturë e televizionit “Syri” u gjuajt me plumba në veri

Më: 29 maj 2023 Në ora: 21:01
Vetura e televizionit “Syri” u gjuajt me plumba në veri

Televizioni lokal në Gjakovë, “Syri” ka bërë të ditur se vetura e një ekipi nga terreni në veri është gjuajtur me plumba.

“Në veri të vendit sulmohet vetura e televizionit Syri.

Lëndime nuk ka pësuar askush nga stafi i mediumit tonë”, thuhet në reagimin e televizionit.

Sot nga protestuesit serbë në veri janë lënduar rreth 25 ushtarë të KFOR-it, si dhe janë dëmtuar disa vetura të ekipeve të gazetarëve kosovarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat